Rrëfimi i dhimbshëm i pronarit të kompanisë së funeraleve që transportoi trupat e mërgimtarëve

Fatmir Elezi, drejtor i kompanisë “Pikëllimi”, vullnetarisht i ka bartur për në Kosovë viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci.

I ftuar në emisionin Frontal në T7, ai ka treguar se ka qenë në pushime me familjen në Shqipëri kur ka marrë lajmin për tragjedinë në Kroaci, kur edhe ka vendosur që të ndihmojë vullnetarisht në kthimin e trupave të pa jetë në atdhe.

Ai ka thënë se i ka lënë pushimet në gjysmë dhe është nisur për në Kroaci.

Ndërsa, Elezi ka treguar se ka qenë shumë e rënd për ta kur e kanë ditur se po bartnin viktimat e këtij aksidenti.

“Unë kam qenë në pushime me familje, menjëherë e kam thirr Ambasadën e Kosovës në Zagreb dhe e kam ofruar ndihmën time. Unë e kam bërë edhe një shkresë që jam i gatshëm t’i ndihmoj bashkatdhetarëve. Të hënën nga mesdita më ftuan. Unë i ndërpreva pushimet me familjen dhe morra rrugën. Kjo është një rrugë e rëndë. E dimë për çka po shkojmë. Kjo ka qenë e vështirë kur e dinim se çfarë kemi mbrapa, me çfarë po udhëtojmë, si do t’i takojmë familjarët e tyre. Kemi pas raste të ndryshme por ky ka qenë shumë i rëndë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ai bashkë me një shoferë tjetër kanë bartur për në Kosovë E.B dhe V.B që ishin nënë e bijë.

E këto momente, Elezi ka thënë se kanë qenë shumë të vështira për të.

“Ne jemi nisur në orën 11:00 të natës nga Zegrebi dhe kemi arritur në orën 13:15 minuta. Ne kemi qenë me 3 automjete. Unë i kam pasur tri makina me targa gjermane dhe u nisëm menjëherë me gjithë shoferët. Ne kemi pasur edhe 7 vetura shtesë. Unë kam shkuar në murgun e Prizrenit dhe atë të Kroacisë. Unë kam shkuar në fshatin ku ka qenë vajza bashkë me nënën viktima. Ka qenë rast shumë i rëndë. E falënderoj stafin që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme e që na kanë dal në ndihmë”, ka shtuar ai.

Elezi ka treguar së për të bartur kufoma u janë dashur leje nga prokuroria, certifikatat e vdekjes, lejet e transportit për udhëtim jashtë vendit e dokumente tjera.

Megjithatë, ai ka treguar se të gjitha dokumentet i kanë pasur të rregulluara, dhe se sipas tij, në rastin e aksidentit të Kroaci ka pasur lehtësira për shkak se shteti i Kosovës e ka bërë organizimin.