Rrëfimi i Adnanit: Infermierja që blenë medikament 5 euro e shet 48 euro, është suspenduar nga puna

Në Debat Plusin e mbrëmshëm ka qenë i ftuar Adnan Hyseni i cili rrëfeu për trajtimin çnjerëzor që ka përjetuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe në QKUK.

Mbrëmë Adnani e dëshmoi përmes audio incizimit se si infermierja Merita i kishte kërkuar 48 euro për një produkt medicinal që kushtonte vetëm 5 euro.

Sot Merita O. është suspenduar nga puna pas atyre qe u thanë mbrëmë nga Adnani, i cili më 31 dhjetor humbi vëllanë, Avniun, pasi që për 20 ditë ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës dhe në QKUK. /Ballkani.info/