Një palestineze 18-vjeçare ka dhënë një rrëfim mbi luftën në Gaza dhe vështirësitë e civilëve për mbijetesë nga sulmet izraelite.
Nën nofkën Batool, ajo i ka thënë BBC-së të mërkurën se së bashku me të tjerët vetëm janë ndalur dhe po presin “Zotin për t’ua marrë shpirtrat së bashku”.
“Emri im nuk është i rëndësishëm. Emrat e miqve të mi s’janë të rëndësishëm. Historitë tona s’janë të rëndësishme. Ne jemi veç numra – kështu na sheh bota. Dikush pyet: ‘Epo, si ndihesh?’. Faleminderit për pyetjen tuaj. Nuk ndihemi. Ne nuk qajmë. Nuk jemi pse t’i vajtojmë të dashurit tanë, sepse të tjerët po vriten. Nuk kemi kohë të ndihemi. Ne kemi vetëm kohë për të nuhatur vdekjen që po afrohet gjithnjë e më tepër”, ka deklaruar ajo nëpërmjet një mesazhi zanor dërguar BBC-së.
Ajo ka shtuar se banorët janë të lodhur nga bombardimet dhe sulmet e përditshme të Izraelit, duke theksuar se “mezi presin të flenë pa u tmerruar nga zhurmat e bombave që bien”.
Luftimet në Izrael po vijojnë, derisa numri i viktimave në anën palestineze po shtohet.
Sipas NYTIMES, mbi 5.000 njerëz janë vrarë, e pjesë e madhe e tyre nga ana palestineze.






