Rrëfim nga i mbijetuari i masakrës në Mitrovicë: Kam 7 plagë dhe 40 operacione

Dita e shtunë e 13 marsit të vitit 1999 nuk do të jetë asnjëherë e njëjtë për banorët e Mitrovicës.

Atë ditë, e cila ishte e shtuna e tregut, banorët dolën si çdo javë tjetër të siguronin kafshatën e gojës për familjarët e tyre.

Mirëpo, mesdita doli të jetë dita më e tmerrshme e të gjithëve që ndodheshin aty.

Atë kohë, në mesin e shumë tezgave u bë hedhja e granatës nga serbët, që la 7 të vdekur dhe më shumë se 128 të plagosur.

E, ndonëse kanë kaluar 21 vjet nga ajo ditë, 38 vjeçi Azem Beqiri imazhin e tmerrshëm të asaj kohë e ka ende të pikturuar në kokë.

Ajo ditë Beqirin e la me shumë pasoja, përfshirë këtu 7 plagë dhe 40 operacione.