Iwas lindi në veri të Londrës në 1983. Prindërit e saj ishin nga Bangladeshim dhe ishin shumë të dhënë pas fesë, dhe donin që vajza e tyre duhej të ishte një besimtare e devotshme.
Iwas sjellë rrëfimin e saj, dhe martesën e dështuar me një amerikan të konvertuar në Islam, dhe tmerrin që ka përjetuar në Siri bashkë me fëmijët e saj.
Ky është rrëfimi i saj:
Unë doja të isha një angleze, por ndjeva presion nga familja ime që të isha një “vajzë e mirë myslimane” dhe të mos integrohesha në shoqërinë perëndimore. Familja ime ishte e çorientuar. Kur nuk u beson prindërve tuaj, nuk i bindesh më as fjalëve të tyre.
Kur isha 17 vjeç, u zhvendosëm në Londrën lindore. Asokohe bëra miq të rinj, por ato ishin shumë konservatorë. Vajza myslimane, që më bënë të turpërohesha, se isha shumë perëndimore. Ndjehesha aq e dëshpëruar, sa doja të bëhesha një tjetër njeri. Kushërira ime, e cila kishte mbaruar shkollën fetare, kishte një ndikim të madh te unë. Ajo më mësoi për halifatin. Doja të lexoja shumë për rregullat e islamit në internet. Mendova se po kërkoja të vërtetën.
Në vitin 2003, takova Xhon Georgelas, një amerikan i konvertuar në Islam. Ai ishte rritur në një familje të klasës së mesme. Dinte shumë gjuhë të huaja, dhe dukej i zgjuar.
Unë u martova me Xhonin sapo ai erdhi në Londër, si mënyra e vetme që mund të largohesha nga shtëpia. Pas pak kohësh, u transferuam në SHBA. Shpejt u bëmë prindër të një djali. Xhoni po bëhej më shumë radikal. Ndërsa unë më shumë e pavarur. Nuk mbaja veshur më burkën.
Në vitin 2006, ai u akuzua për hakerim të faqes së internetit të një grupi lobues pro-Izraelit dhe u dënua me burg për tre vjet. Unë ende isha e varur financiarisht nga ai dhe nuk e kuptoja që isha në një martesë abuzive.
Kur Xhoni doli nga burgu, ne u transferuam në Egjipt dhe më pas në Stamboll me tre fëmijët tanë. Ai kishte përmendur disa herë që të shkonim në Siri, por unë isha e prerë se nuk doja t’i çoja fëmijët e mi në një zonë lufte. Megjithatë, nuk kishim mundësi të qëndronim në Stamboll dhe Xhoni më tha mua dhe familjes së tij se do të shkonim në Antakya në Turqi. Por nuk ndodhi kështu. Ne po udhëtonim drejt kufirit sirian.
E kuptova shumë vonë. Unë isha pesë muajshe shtatzënë. Në kohën kur dielli ra, ne ishim në një pikë kontrolli sirian dhe Xhoni më paralajmëroi të mos bëja ndonjë skenë.
Sapo gjeta një telefon, njoftova nënën e tij dhe i thashë që Xhoni na kishte gënjyer. Qava dhe i kërkova asaj të kontaktojë me agjentët e FBI-së të cilët e kishin ndjekur Xhonin prej vitesh. FBI më vonë më tha se nuk do të akuzohesha se po i bashkohesha një organizate ekstremiste nëse kthehesha në SH.B.A.
Në Siri, nuk kishim ujë, unë isha kequshqyer dhe fëmijët gjithashtu. Kisha frikë se mos po i humbja. Xhoni më fajësoi që u thashë agjentëve dhe unë isha aq e zemëruar me të që na mashtroi.
Në fund, Xhoni tregoi mëshirë dhe u mundua që ne të arrinim të largoheshim, megjithëse më duhej të prisja tre javë për t’u larguar për shkak të bllokimeve dhe luftës. Ai pagoi një trafikant njerëzish për të na transportuar. Ne u detyruam të vraponim disa kilometra dhe të ngjiteshim nëpër pengesa me tela me gjemba, përpara se të hidheshim në një kamion, informon dritare.net.
Trafikanti duhej të na çonte te stacioni i autobusit, por na la në një vend të shkretë. Isha e shqetësuar, derisa një burrë turk na ndihmoi të gjejmë rrugën. Isha shumë mirënjohëse që isha gjallë.
Xhonin nuk e pashë më kurrë, më vonë mësova se ai ishte martuar në Siri. Vitin e shkuar zbulova se ai kishte vdekur, ka shumë të ngjarë gjatë bombardimeve të SHBA në 2017.
Tani, unë jetoj në Teksas, pak larg nga prindërit e tij. E di që është mirë për ta dhe fëmijët të jenë afër. Unë jam martuar sërish dhe bashkëshorti im është i respektueshëm dhe i kujdesshëm. Unë e dua lirinë për të qenë vetvetja.
Unë kam punuar me grupin kundër-ekstremizmit në Mbretërinë e Bashkuar. Arsimi është çelësi i de-radikalizimit. Kjo është ajo që më ndryshoi: të lexuarit dhe të mësuarit.







