Historia se si aeroplani super-modern amerikan “i padukshëm” F-117 u rrëzua mbi qiellin e Serbisë dhe përfundoi në baltën e fshatit Budjanovci në rrethinë të Vojvodinës është treguar qindra herë, por deri më tani është fakt i panjohur që të paktën një tjetër avion “i padukshëm” u godit gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Portali amerikan “Drive” deklaron se detajet e asaj që ndodhi me aeroplanin tjetër u bënë të njohura vetëm kohët e fundit, dhe nënkolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA Charlie “Tuna” Heinlein, dhe ish-piloti i F-117, personalisht e konfirmuan atë në podcastin “Afterburn”.

Kjo çështje për shumë vite ishte vetëm një thashethemnajë, e piloti thotë se mbrojtja ajrore serbe arriti të godiste një tjetër avion vjedhurazi, por megjithatë edhe i goditur ai arriti të kthehej në bazën në Gjermani.

Data e saktë kur ka ndodhur të shtënat nuk dihet, por është e sigurt që kjo ngjarje ka ndodhur gjatë prillit 1999 pas rrëzimit të F-117 të parë. Në ditën e katërt të bombardimeve të NATO-s, Brigada kundërajrore serbe rrëzoi një F-117A, një nga mrekullitë teknologjike, e cila fitoi reputacionin e saj si “e padukshme” në Luftën e Gjirit në Irak.

Piloti Dale Zelk u evakuua në mënyrë të sigurt nga forcat amerikane dhe avioni i tij përfundoi në një fushë në zonën e fshatit Budjanovci në Serbinë veri-perëndimore.

Në dëshminë e tij, Heinlein përshkroi se si u godit edhe një tjetër F-117. Ai deklaroi se dy aeroplanë “të padukshëm”, të shoqëruar nga avionë F-16J, filluan aksionin mbi Beograd nga baza në Gjermani. Ai pilotoi një F-117 dhe kur e gjetën veten mbi Beogradin e Ri, të dy “të padukshmit” u sulmuan nga raketat SAM, të qëlluara nga mbrojtja ajrore serbe.

“Shikova në të djathtë qiellin mbi Beograd dhe pashë një raketë të madhe që po afrohej – dukej si Saturn V. Pastaj pashë një tjetër lëshim dhe një tym të shkëlqyeshëm, tym dhe pastaj një top zjarri që vinte drejt meje”, tha ai.