Rrahu qytetarin dhe ia vodhi veturën, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë.

Ai u arrestua lidhur me rastin e ndodhur më 22 maj, rreth horës 23:30, ku përveç që e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull, të njëjtit i kishte vjedhur edhe veturën.

Vetura e vjedhur është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtj