Rrahmani me mesazh prekës i thotë lamtumirë Veronës – nga sezoni tjetër në Napoli

Futbollisti i Kosovës Amir Rrahmani, i ka thënë lamtumirë Hellas Veronës.

Këtë e bëri duke iu falënderuar nëpërmjet një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Kapiteni i “Dardanëve” nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për ta blerë atë nga Verona.

Rrahmani nga edicioni i ri do të jetë një “napolitan”.

“Një vit i mrekullueshëm; një vit i paharrueshëm, i pari për mua në Itali, ku u rrita shumë si futbollist dhe si burrë. Po e lë Hellas Veronën, por gjithmonë do t’i jem mirënjohës shoqërisë dhe trajnerit Juric, bashkëlojtarëve dhe të mi dhe tifozëve të mrekullueshëm verdhekaltër, të cilët më përkrahën dhe me deshën që nga dita e parë deri në ditën e fundit, madje edhe kur e dinin se e ardhmja ime ishte larg Veronës. Një fjalë të fundit: FALEMINDERIT!”.

Linku i plotë i mesazhit: