Rrahmani i lumtur te Verona

Amir Rrahmani po kalon momentet më të mira në karrierë te Hellas Verona.

Mbrojtësi prishtinas është bërë i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e skuadrës elitare italiane.

Edhe në fitoren e djeshme 0-2 ndaj SPAL-it, Rrahmani ishte startues dhe luajti 90 minuta.

Madje, ai bëri sot një paraqitje fenomenale kundër SPAL-it të Etrit Berishës.

Pas ndeshjes, Rrahmani është shprehur i kënaqur derisa ka reaguar edhe në rrjetet sociale.

“Ushtria Hellas”, ka shkruar mbrojtësi i Kosovës në rrjetin social “Facebook”.