Komandanti i FSK’së

Rrahman Rama tregon se pse Presidenti nuk e veshi dje komplet uniformen e FSK’së

Komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, ka treguar në emisionin special të Televizionit 7, pse Presidenti Hashim Thaçi u vesh dje xhaketën e ushtarakut.

Presidenti Thaçi dje inspektoi pjestarët e FSK-së, në rolin e komandantit suprem.

Por, dukej e çuditshme që Thaci kishte vendosur të vishej me uniformën ushtarake, në fakt vetëm një pjesë të saj.

Komandanti i FSK-së, i cili erdhi në studion e T7 pasi kuvendi votoi pro tri projektligjeve për krijimin e ushtrisë, ka shpjeguar se çka ndodhi dje në kazermën “Adem Jashari”.

Rama ka thënë se ka qenë krejt ceremoniale dhe është zgjedhje e presidentit se di dëshiron ta paraqitet para FSK’së, pasi kushtetuta ia garanton edhe rolin e komandantit suprem.