Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, komandantit të Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Ramës, ia ka vazhduar mandatin e tij në krye të FSK-së edhe për pesë vjet të tjera.
Komandant Rrahman Rama është betuar se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë.
“Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij”, ka thënë presidenti Thaçi.
Statusi i plotë i presidentit Thaçi:
Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë. HTH







