Rrahje për çadër në Shëngjin: Viktima në gjendje të rëndë

Gjatë ditë së sotme pas një sherri një person ka mbetur i lënduar në një prej plazheve të Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës, ku në përleshje janë përfshirë disa persona. 

Sherri me tyre nisi për vendosjen e çadreve në plazh. I lënduari, Armend Marku, shtetas i Shqipërisë, është goditur me lopatë pas koke. I dëmtuari është në gjendje të rëndë dhe menjëherë është bartur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Ndërkaq, policia shqiptare ka shpallur në kërkim një person që dyshohet ka goditur Markun. Mediet shqiptare raportojnë se viktima është pronar i shezlloneve në zonën ku ka ndodhur sherri, ndërsa nuk dihet shumë për autorin.