Rrahje në një restorant në Gjakovë, dy të arrestuar dhe një në QKUK

Policia në Gjakovë arrestoi dy të dyshuar meshkuj të cilët në një restorant në rrugën “Uashingtoni” në këtë qytet sulmuan një tjetër mashkull.

Rasti ka ndodhur të shtunën.

Sulmuesit kishin përdorur mjete të forta duke bërë që viktima të marrë lëndime trupore dhe gjendet në tretman mjekësor në QKUK.

Ende nuk bëhet e ditur se pse ka ndodhur ky sulm.

“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

loading…