Një rrahje ka ndodhur sot pas orës 17:00 mes disa personave në një nga pishinat e Istogut.

Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo u bë e ditur për Ballkani.info nga zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se një nga personat e dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

“Pas orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, tha Rugova.