Detaje

Rrahje në një parking në Prishtinë, dy persona dërgohen në QKUK

Një parking te ish-gjykata e qarkut në Prishtinë u bë “fushëbetejë” për katër persona.

Sinjali mëson se ata janë përleshur fizikisht mes vete në këtë parking sot.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar nga goditjet dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, burimet e Sinjalit brenda prokurorisë bëjnë të ditur se dy të tjerë janë arratisur nga vendi i ngjarjes.