Rrahje mes grupeve në Prishtinë, 3 persona dërgohen në spital, 3 në mbajtje

Policia e Kosovës ka raportuar se tre persona janë sulmuar fizikisht nga pesë persona të tjerë, në fshatin Pugovc të Prishtinës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 01:30.

Policia njofton se si pasojë e rrahjes, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, policia ka arrestuar pesë të tjerë, tre prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt