Gjatë mesditës së djeshme, pas një mosmarrëveshje, dy persona janë përleshur fizikisht mes vete.

Si pasojë e rrahjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, raporton Ballkani.info.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Ballkani.info

Raporti i plotë:

Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.