Një rrahje mes dy grupeve të rinjsh ka ndodhur mbrëmë në Kllokot, ku janë arrestuar tetë persona.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. I lënduar është edhe një polic i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, por që kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën.


“LËNDIM I LEHTË TRUPOR&SULM NDAJ PERSONIT ZYRTYAR – Kllokot,19.07.2024-20:45. Ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve të rinjsh për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme. Si pasojë e rrahjes, dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore. Lëndime trupore ka pësuar edhe viktima zyrtar policor jashtë detyrës, i cili kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën. Lidhur me rastin janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

BONUS VIDEO| Kjo ishte deklarata skandaloze e Xhelal Sveçlës pas arratisjes së Faton Hajrizit, fliste për orë