Rrahje mes disa personave në pishinën në Gërmi, flasin nga Policia

Disa persona janë përfshirë në një përleshje sot gjatë ditës në pishinën e Gërmisë.

Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja e përleshjes, ndërkohë që Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë.Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, njofton Policia.