Rrahje masive në Split, marrin pjesë edhe njerëzit me ‘fantomka’ (VIDEO)

Në rrjetet sociale po shpërndahet një video e rrahjes masive në Split të Kroacisë.

Në video shihet se si shumë persona në një parking rrihen ndërmjet vete, raportojnë mediat kroate.

Në një moment rrahjes i bashkohen edhe një grup i njerëzve me ‘fantomka’ (maska), transmeton Ballkani.info.

“Më 7 prill rreth orës 5 të mëngjesit ka ardhur deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike në rrugën ‘Lojërat Mesdhetare’ në Split. Në përleshje kanë marrë pjesë shumë persona. Një personit i është dhënë ndihma mjekësore. Ka marrë lëndime, por nuk është mbajtur në spital. Hetimi është në vazhdim”, kanë thënë nga policia e Splitit. /Ballkani.info/