Rrahje e rëndë në Podujevë, një i therur me thikë – pati edhe të shtëna edhe me armë

Një tjetër rrahje ka ndodhur në rrugën “Sali Çitaku” në Podujevë.

Nga kjo rrahje një person ka mbetur i therur me thikë, ndërkohë që në këtë rast ka pasur edhe të shtëna me armë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, ka thënë PK.

Viktima, siç citohet në raportin e PK-së, ka pësuar lëndime të rënda trupore.