Rrahje brutale në Pejë: Një grua e një burrë rrahin një vajzë

Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur rreth orës 15:00 në komunën e Pejës.

Ballkani.info ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet një grua dhe një burrë duke e rrahur një vajze të re.

Për disa minuta ata vazhdojnë ta godasin vajzën në tërë trupin me boksa e shkelma.

Në video dëgjohen edhe bërtimat e tyre.