Rrahja e Imanit në Lupç, reagon ambasadori i Kosovës në Emiratet Arabe

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti ka reaguar për sulmin ndaj Imamit Zeqir Berishës, që ndodhi mbrëmë në Lupç të Podujevës.

Hamiti tha se kushdo që sulmon në emër të Zotit bën verpim kundër Zotit.

“Kushdo që  tjetrin e ka sulmuar dhe e sulmon duke u thirrur kinse në emër të Zotit, i njëjti nuk bënë  gjë tjetër veçse veprim  të drejtpërdrejtë kundër vet Zotit në të cilin thirret,kundër shoqërisë,  ambientit ku jeton, si dhe atëdheut në të cilin frymonë“, shkroi ai.

Ai më tej tha se nuk egziston një Zot që kërkon rrahjen dhe vrasjen.

“Nuk mund të paraftyrohet e të besohet se ekziston një Zot dikun, i cili kërkon rrahjen, vrasjen dhe gjakderdhjen mes njerëzve në emër të Tij. Sulmi i fundit ndaj Imamit , por edhe sulmet tjera të mëherëshme në vendin tonë ndaj  atyre  cilët ngritën zërin kundër ngjyrimit të besimit me elemente përjashtuese dhe luftënxitëse , shkojnë përtej sulmit ndaj individëve,  dhe pa dyshimin edhe më të vogël kanë për qëllim përmbushjen e agjendave të huaja armiqësore kundër vendit tone”, Hamiti.

Mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, tre persona e zënë në pritë imamin Zeqir Berisha në fshatin Lupç.

Rrahja brutale ndaj hoxhës erdhi me arsyetimin se ata ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami ka drejtuar.