Ministrja e Drejtësisë

Rrahja brutale e Sanduloviqit, Haxhiu: Serbia është ende në vitet e ’90-ta, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pas ditë më parë politikani opozitar serb Nikola Sanduloviq, është rrahur rëndë në Serbi.

Sabduloviq u rrah brutalisht nga BIA serbe pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz.

Një fushatë e pazakontë në Turqi: Automjetet e aksidentuara shfaqen si paralajmërim për…

Sivjet ekonomia e Kosovës sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore

E lidhur me këtë ministrja Haxhiu thotë se Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj.

 “Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, shkruan ajo.

BONUS VIDEO: Vazhdon shtrirja e sovranitetit të Kosovës në veri