Dy persona kanë rrahur rëndë një person tjetër të shtunën në Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Në raportin e policisë thuhet se viktima pas trajtimit në Emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK.

Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 23.07.2022-09:30.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Podujevës është dërguar në QKUK. Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Ballkani.info