Rrahet keq një burrë nga 7-8 persona në Leposaviq, dy kosovarë dhe një serb deklaron se i njeh

Policia njofton se një person është sulmuar fizikisht nga 7-8 persona të tjerë në Leposaviq.

Rasti në polici është hapur si “sulm”, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.

SULM/Leposaviq (NN) 22.10.2022 – 21:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar nga 7-8 persona, tre prej të cilëve i ka njohur (dy kosovarë dhe një shtetas i Serbisë)”, thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor./Ballkani.info