Rrahen tre persona në Prizren, lëndohet edhe një zyrtar policor

Tre persona janë përleshur mes vete, kjo si pasoj e një mosmarrëveshje.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjetë i mprehtë (thikë), ndërkaq një zyrtar policor ka pësuar lëndime gjatë intervenimit në rast.

Sipas sqarimit në raport, të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 25.01.2021 – 18:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, ka ardhur deri tek përleshja në mes tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë përleshje, është përdorur edhe një mjetë i mprehtë (thikë). Një zyrtar policor ka pësuar lëndime gjatë intervenimit në rast. Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.