Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është paraqitur në Gjykatë për skandalin me rezervat shtetëtore.

Krahas saj, në këtë seancë gjyqësore, në bankën e të akuzuarve janë paraqitur edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Shqyrtimi fillestar ishte caktuar njëherë për 10 dhjetor, por që kishte dështuar meqë Hajdari nuk ishte paraqitur në gjykatë, e më pas ishte arsyetuar se nuk ka marrë thirrje nga ana e Gjykatës.