Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari “çuditet” pasi opozita e dërgoi në Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

Gjatë ditës së djeshme, Partia Demokratike e Kosovës dërgoi në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Ndaj kësaj, ka reaguar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke “u çuditur”, pasi sipas saj, kjo u bë lajm një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit.

“Për çudi, ky informacion u bë lajm një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit, e i cili për koicidencë ndër të tjera përmend si progres pikërisht këtë ligj. Se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, i miratuar në Kuvend më datë 19 tetor, do të duhej të na e thonin ata, por kuptohet qartë se ata nuk i pengon ligji në fjalë por puna dhe vendimet e mira të kësaj Qeverie, prandaj as s’kanë çfarë të thonë, por vetëm të na vonojnë investimet e qëndrueshme në pritje për të sjellur zhvillim ekonomik dhe punësim të denjë për qytetarët tanë.” – ka thënë ajo.

Tutje, sipas Hajdarit, opozita po e përbuz këtë ligj, “pa e menduar dëmin që iu shkaktojnë qytetarëve”.