Vdekja e bilbiit të muzikës shqitpare Nexhmija Pagarusha në moshënë 86 vjeçare ishte një humbje e madhe për muzikën shqiptare.
Dhe ky lajm përloti shumë njërëz të njohur të artit shqiptar.
Të shumtë ishin që i kushtuan asaj postime ku i jepnin lamtumirën e fundit kësaj artisteje të madhe.
Dhe një nga ata është dhe këngëtarja, moderatorja Rozana Radi e cila me anë të një psotimi të saj në Instagram ka shprehur dhimbjen.
Rozana ka shkruar në postimin e saj midis të tjerave se ikja e këtyre artistëve nga kjo jetë funksionon si një ampifikator i fuqishëm i realitetit që jetojmë çdo ditë, kupton madhështine artistike të ketyre artisteve sepse e përballe me pakësine e “artisteve te sotem” dhe perballja nuk mban . Dhe kjo nuk është aspak nje fakt nostalgjik.
Postimi i plotë:
Disa vite me pare Dr. Flori pastaj Francesk Radi , Gjergj Xhuvani , Bujar Lako , Xhevdet Ferri dhe sot Nexhmie Pagarusha . Pa lajmeruar , nuk na lane as kohe te familjarizohemi me humbjen e tyre. Dhe ne boshllekun qe keto dhimbje te lene, ti pyet veten si ka mundesi qe ndjehesh kaq keq per njerez qe nuk ishin as familjaret e tu, qe as nuk flisje ne tel cdo dite ma ta!
Atehere kupton qe je keq sepse ikja e tyre nga kjo jete funksionon si nje ampifikator i fuqishem i realitetit qe jetojme cdo dite, kupton madheshtine artistike te ketyre artisteve sepse e perballe me pakesine e “atisteve te sotem” Dhe perballja nuk mban . Dhe nuk eshte aspak nje fakt nostalgjik.
Kupton qe kur vdes nje artist/e e ketyre permasave vdes pergjithmone nje tjeter mundesi per ta bere me te bukur dhe me egzistuese egzistencen, sepse kete artiste kane ditur ta tregojne bukur jeten, me gjithe talentin e tyre ne kane rrembyer e na kane bere pjese te artit te tyre. Dhe kur largohen ti kupton qe behet gjithmone me e veshtire te gjesh dike qe te zere vendin e tyre. Dhe ne moment ndjehesh i braktisur, je keq sepse ti ke mbetur vetem . Kupton qe muzika dhe kinematografia qe propozohet sot perballe asaj qe kishim dikur eshte shume e ndryshme sepse vjen nga mania e madhe per ti ndryshuar gjerat. Dhe kjo ndjehet …… oh sa shume ndjehet . Shumica e muzikes qe te rinjte bejne sot duket sikur ze nje pjese te mire te ajrit , i mungon ajo forca qe i rremben njerzit dhe i sposton ne nje bote tjeter!
Sot ne mungese te Pagarushes mungon dhe dehja e saj artistike e cila na rremben te gjitheve sa here e degjojme. ( Druj se po vdes, pa dashuri) Fluturo lart baresha e Shqiptareve se ti e ke gjithe dashurine tone dhe ne ishim me fat qe frymuam ne ajrin dhe kohen tende.
Dhe sic thone shkrimtaret e medhenj: “Kur vdes nje artist jemi te gjithe me te varfer”!







