Roza Lati kundër emisioneve në ‘Top Channel’ dhe jo thumba në ajër, por me emra

As gocat e televizionit nuk i kursejnë thumbat për njëra tjetrën. Një rast i fundit është ai i Roza Latit që nuk druhet të drejtojë gishtin me emër e figurë tek Megi Pojani. Roza ka shprehur publikisht mendimin e saj lidhur me emisionet që janë duke u xhiruar paralelisht në televizione të tjera dhe ekzaktësisht në ‘Top Channel’, të cilat nuk kanë respektuar njësoj si ajo rregullat e pandemisë në studiot televizive.

“Ca po ndodh keshtu????? A S’ESHTE LIGJI I BARABARTE PER TE GJITHE???? Jemi ne kohe pandemie dhe jemi nen presion qe denohemi me gjobe nese afrohemi fizikisht ne studio, ne ekran, nderkohe po shoh rubrika – dhe emisione te tjera ne televizione te tjera qe po i lujn fenë duke qene ngjit e ngjit, e duke u preke e ferkuar….. CA DREQIN ESHTE KY MUHABET?????? A s’eshte ligji i barabarte per te gjithe, PO PYES EDHE NJEHERE????!!!!!”, ka shkruar Roza në videon e publikuar në llogarinë e saj ku duket se ka shkëputur një pjesë të performancës së Megi Pojanit me balerinët e ‘Top Channel’.

Roza është në të drejtën e vetë, por çuditërisht këtë sezon nuk është e para kundër Megit dhe nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një prezantuese të bëjë kaq njerëz kundër sapo nis një program. Të shohim sa do bëhen deri në fund të sezonit.