Serbia

Roth publikoi një letër të nënshkruar nga 24 politikanë evropianë dhe ka një mesazh për Vuçiqin: Je totalisht i izoluar

Michael Roth, kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Bundestagut gjerman, publikoi një letër të nënshkruar nga 24 deputetë të lartë të parlamenteve të vendeve evropiane, e cila është dërguar në adresë të liderëve të Bashkimit Evropian.

Ai së bashku me letrën kishte edhe një mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin – “Je plotësisht i izoluar”.

“I nderuari president Vuçiq, ky nuk është as një komplot, as një fushatë socialiste. Jeni plotësisht të izoluar! 24 përfaqësues të rangut të lartë nga e gjithë Evropa i bëjnë thirrje BE-së që në mënyrë të pavarur të hetojë akuzat për mashtrim dhe të bëjnë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, shkruan Roth në platformën X.

Letra i bën thirrje Bashkimit Evropian të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë e raportuara dhe pretendimet për mashtrim.

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq në Prekaz i sheh për herë të parë ato që kanë mbetur nga krimi serb