Michael Roth

Roth: Në Evropë u ngritën dyshime serioze për strategjinë e çekuilibruar në dialogun Kosovë-Serbi

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Michael Roth, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën, tha se “dyshime serioze” janë ngritur nga politikëbërës evropianë mbi qasjen aktuale e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) sa i përket rrjedhës së tensionuar në raportet Kosovë-Serbi

“Shumë kolegë të shquar nga Bundestagu dhe parlamentet e tjera në Evropë kanë dyshime serioze për ‘strategjinë’ e BE-së dhe SHBA-së për të deeskaluar situatën mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo strategji nuk është as e ekuilibruar dhe as e zgjuar. Është koha për një ‘pikë kthese’”, shkroi deputeti gjerman.

VIDEO BONUS: Punëtorët teknikë të shkollave fajësojnë Albin Kurtin për pagat e vogla