Rooney i jep fund karrierës me Anglinë një paraqitje impozante në Wembley (VIDEO)

Anglia e ka fituar miqësoren që e nderoi Wayne Rooneyin kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj miqësoreje Anglia do ta luan të dielën ndeshjen kundër Kroacisë në Wembley. Një fitore e Anglisë apo Kroacisë do të dërgonte këto dy skuadra në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Ligën A

Anglia e ka fituar me rezultat 3-0 miqësoren kundër SHBA’së, një miqësore që kaloi në nderim të golashënuesit të saj më të mirë, Wayne Rooney.

Pjesa e parë i takoi Anglisë, ku djemtë e Southgatte sulmuan që nga minuta e parë e kësaj ndeshje.

Pavarësisht që patën disa mundësi për shënim ata shënuan tek në minutën e 26 dhe 27 ku Lingard dhe Trent-Arnold shënuan dy gola të shpejtë.

Me rezultat 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Anglia bëri disa ndryshime dhe momenti më magjik i kësaj ndeshje ishin edhe minutat lamtumirës  për golashënuesin më të mirë të Anglisë, ish sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Rooney u inkuadrua në minutën e 58’të te ndeshjes duke e zëvendësuar Jesse Lingard, i cili shënoi edhe golin e parë në këtë miqësore.

Pas inkuadrimit të Rooney, Anglia shënoi edhe një gol.

Ishte sulmuesi në top formë i Bournemouth Wilson që shënoi golin e tretë për anglezët në minutën e 77’të.

Pas kësaj ndeshje Anglia e pret në Wembley Kroacinë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve të dielën.

Kjo ndeshje do ta përcaktojë edhe fituesin e Grupit të 4 të Ligës A të Kombeve. Një fitore e Anglisë apo Kroacisë do të bënte që ta fitonin këtë grup, kurse një barazim bën që Spanja ta fitoi, pasi që ka 6 pikë, kurse Anglia dhe Kroacia ndajnë pikë, kanë nga katër të dyja.