Ronela Hajati feston ditëlindjen dhe ky është urimi epik që ia bëri vetes

Ronela Hajati nuk është treguar aspak modeste këtë të hënë.

Këngëtarja shqiptare feston sot 30-vjetorin dhe nuk i ka kursyer lëvdatat për veten e saj në këtë ditë “të shënuar” siç shprehet ajo.

Me një postim në Instastory, Ronela i uron vetes ditëlindjen dhe i thotë (prapë vetes) se është si shpirt!

“Në këtë ditë të shënuar që do të mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes, Ron je si shpirt!”, shkruan Ronela.

Më pas ajo vijon me një tjetër postim ku shprehet se festimet për ditëlindjen e saj do të zgjasin 1 muaj.

“Shumë urime për mua. Një Virgjëreshë e vërtetë ditëlindja e së cilës do të zgjasë një muaj!”, shkruan ajo.

Ditëlindja e ka gjetur në plazh këngëtaren shqiptare e cila vetëm pak orë më parë publikoi një foto nga Karaburuni.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë vite të lumtura Ronelës dhe sa më shumë qejf këtë muaj!