Portugalia

Ronaldo shkëlqen në miqësoren e fundit para Evropianit

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në miqësoren e fundit para Evropianit “Gjermania 2024” duke shënuar dy gola në fitoren 3:0 të Portugalisë ndaj Irlandës.

Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 50-të. Në fakt ishte supergol nga ylli portugez. Dhjetë minuta më vonë, Ronaldo shënoi edhe golin e dytë për të dëshmuar formën e lartë para Evropianit. Golin e parë e shënoi Joao Felix në minutën e 18-të.

Ronaldo u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, të cilën e dominoi plotësisht Portugalia.

Me dy golat e sotëm, 39-vjeçari ka arritur në kuotën e 895 golave në karrierë.

Evropiani “Gjermania 2024” që nis të premten, do të jetë edicioni i gjashtë për Ronaldon. Portugalia në Evropian e ka në grup Çekinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë. Vlerësohet favorite e Grupit F. /Ballkani.info