Ronaldo nuk do të akuzohet për rastin e përdhunimit më 2009

Prokurorët në Las Vegas kanë konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të akuzohet për një rast të përdhunimit që përfshin Kathryn Mayorga nga viti 2009.

Pretendimi buron nga një incident në qershor të vitit 2009, kur Mayorga pretendon se është përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas, pasi takoi Ronaldon dhe miqtë e tij në një klub nate.

Ajo kishte nënshkruar një marrëveshje me vlerë 375 mijë dollarë për të qëndruar e heshtur, por kohëve të fundit deklaroi se ishte e pavlefshme dhe shkoi në media, ku kërkoi nga policia të ndjekë një çështje penale.

Megjithatë, tani prokurorët nga Clark County kanë lëshuar një deklaratë që konfirmon se nuk do të ketë akuza për Ronaldon.

“Bazuar në një rishikim të informacionit të paraqitur në këtë kohë, akuzat për sulm seksual të Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm”.

“Prandaj, nuk do të ketë akuza”, thuhet në komunikatën e prokurorisë së Las Vegas.