Ronaldo mungon sonte në ceremoninë e Topit të Artë

Në Paris, ‘France Football’ sonte ndanë çmimet për më të mirët e këtij viti në botën e futbollit, shkruan Insporti.

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ceremoninë e Topit të Artë që zhvillohet sonte, raporton gazetari Pedro Sepulveda.

Ylli portugez nuk është as në garë të ngushtë për të fituar çmimin, andaj edhe kjo është arsyeja se mungesës së tij sonte në “Théâtre du Châtelet” (teatri “Shatele”) buzë lumit të Senës. 

Messi është favoriti dhe sipas shumë mediave fituesi i Topit të Artë për këtë vit. Por, Lewandowski nuk qëndron larg dhe mund të jetë fitues i mundshëm.

/Insporti.com