Ronaldo me gola dhe rekord s’e shpëton Juventusin nga eliminimi nga Liga e Kampionëve

Juventusi e ka mposhtur 2-1 në sfidën e kthimit Lyonin, por për shkak të vlerës së golit mysafirë, francezët kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonjën e Vjetër nuk e ndihmoi as paraqitja e mirë e Cristiano Ronaldos që shënoi dy gola dhe arriti rekord historik, duke u bërë lojtari i vetëm që shënon 37 gola në një sezon për Juventusin.

Juve kishte humbur 1-0 në sfidën e parë dhe pas pranimit të golit në shtëpi, i duhej një fitore 3-1 për t’u kualifikuar.

Ata e kërkuan, kampionët e Italisë tentuan, por nuk ia dolën të gjejnë edhe një herë rrjetën ndaj mbrojtjes së fuqishme të mysafirëve, duke i thënë lamtumirë kështu Ligës së Kampionëve.

Në çerekfinale, Lyon do të ketë punë me Manchester Cityn.