Ish sulmuesi

Ronaldo kërkon nga Interi ta mbajë Icardin

Ronaldo është një vëzhgues i kujdesshëm i futbollit italian, sidomos kur bëhet fjalë për Interin.

Nuk po i referohemi CR7, por Ronaldo “Fenomenit”, që një pjesë të lavdishme të karrierës së tij e ka kaluar si zikaltër.

Braziliani është president i Valladolidit në Spanjë, por në një të ardhme nuk e përjashton që këtë rol ta mbajë tek Interi.

“Unë president i Interit? Nuk e kam menduar kurrë, por nuk e përjashtoj. Nuk i kam paratë për ta blerë klubin, kështu që do të vazhdoj te Valladolidi.”

Më pas një vlerësim i shpejtë nga trajneri të ylli aktual i Interit.

“Spalletti është trajneri i duhur për zikaltrit dhe Icardi flamuri i skuadrës. Interi duhet ta shtrëngojë fort. Gjithsesi, në Champions shpërdoruan një mundësi shumë të mirë. Interi është në rritje, por Juventusi duket qartë që është më i fortë. Edhe Napoli po bën shumë mirë”.

“Fenomeni” komentoi edhe transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi. Lëvizje që kapi në befasi opinionin sportiv.

“Nuk ishte një surprizë për ne që jetojmë me futbollin dhe presim gjithçka prej tij. Është kënaqësi të shohësh edhe Ancelottin te Napoli.”