Ronaldo: Jam mësuar me kritika, luaj që 18 vjet

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e Manchester United, që i dha fund ecurisë negative në Premierligë.

“Djajtë e kuq” e kanë mposhtur 3-0 Tottenhamin, sfidë në të cilën CR7 shënoi dhe asistoi.

Ai është shprehur tejet i lumtur që United më në fund është këndellur, derisa e ka mbrojtur trajnerin për formën e dobët të “Djajve të kuq”.

“Nuk është vetëm trajneri për të cilin flasin shumë njerëz. Janë edhe lojtarët… Gjithmonë ka kritika, nuk më shqetëson kjo gjë. Unë luaj për 18 vjet, e di këtë. Një ditë je i mirë, ditën tjetër katastrofë. Por sigurisht që është më mirë kur të lavdërojnë”, ka thënë Ronaldo.

Ronaldo deri më tani numëron shtatë gola me Unitedin në nëntë paraqitje, si dhe ka dhuruar dhe një asist.