Ronaldo: Isha afër transferimit te Arsenali

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka thënë se ai ishte shumë afër të transferohej te Arsenali.

Topçinjtë po ndiqnin me vëmendje talentin e madh të atëhershëm të Sporting Lisbonës përpara se të vendos të bashkohej me Manchester Unitedit.

Ish-trajneri Arsene Wenger ka folur publikisht për përpjekjet e tij për të nënshkruar Ronaldon, ndërsa tashmë edhe portugez e ka konfirmuar.

Kur u pyetën nëse isha afër nënshkrimit me Arsenalin, Ronaldo e pohoi një gjë të tillë.

“Është vërtetë”, i ka thënë fillimisht Ronaldo, Piers Morganit në ITV.

“Shumë afër. Një hap, e jashtëzakonshme. Seriozisht”, përfundoi portugezi.

loading…