Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të frikshme, dhe këtë e bëri edhe mbrëmë.

Ylli portugez u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që fiton çmimin si ‘Lojtari më i mirë’ në tre kampionatet respektive, Premier League, La Liga dhe Serie A.

34-vjeçari gjithashtu fitoi trofeun e Serie A me Juventusin, ndërsa festa ishte e madhe mbrëmë në Torino.

Ronaldo reagoi dhe në Twitter për fitimin e titullit kampion me Juventusin: “Shumë i lumtur që fitova trofeun e dytë me Juventusin dhe kampionatin tim të parë në Itali”.

Por momenti qesharak ndodhi në festë, kur Ronaldo duke menduar të bënte fotografi me trofeun bashkë me familjen e tij e goditi pa qëllim në kokë djalin e tij, Cristiano Jr.

Ndiqeni më poshtë këtë moment.

https://www.youtube.com/watch?v=sBn2F5vX4I4