Ronaldinho thotë se Vinicius së shpejti do të jetë një ndër lojtarët më të mirë në botë

Një nga lojtarët më virtuozë në historinë e futbollit, braziliani Ronaldinho, i cili ndodhet në Kolumbi për një ndeshje ekzibicioni midis Independiente Santa Fe dhe Atlético Nacional (do të luajë një pjesë lojë në çdo skuadër) deklaroi se bashkëkombësi i tij, Vinicius Junior, shumë shpejt do të rreshtohet mes emrave më të rëndësishëm të futbollit.

“Ai tashmë është (Vinicius) në një nga klubet më të mira në botë. Mendoj se së shpejti ai do të rreshtohet mes më të mirëve.”

Kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, beson se “Seleçao” po përmirësohet shumë dhe se në një të ardhme të afërt do të fitojë trofe të rëndësishëm.

Ronaldinho, duke folur për futbollin kolumbian tha se është admirues i emrave të tillë si: René Higuita, Carlos “El Pibe” Valderrama, Freddy Rincón dhe Faustino Asprilla.

Ai shfrytëzoi rastin të fliste edhe për Lionel Messin, ish shokun e tij të skuadrës, kur ishte pjesë e Barcelonës. Ronaldinho nuk harroi të përmendte faktin se ishte ai që asistoi Messin për golin e parë me fanellën e skuadrës katalane.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që çdo ekip të ketë një lojtar që ka këtë karakteristikë, në mënyrë që sulmuesit të mund të marrin topa e të shënojnë”, – tha 39 vjeçari.

loading…