Jo rrallë herë ai është surprizuar nga vëllai i tij Romeo, me të cilin janë binjakë por edhe shumë të lidhur profesionalisht.

Ata madje kanë pasur një moment interesant në BBV kur Romeo dhe Donaldi janë ndërruar me njëri-tjetrin.

Kamera kishte kapur një moment atë mbrëmje ku Romeo po i pëshpërsite në vesh diçka vëllait.

I pyetur nga Arbana se çfarë i tha të vëllait, Romeo u shpreh: “I thash jepi gaz”. Por, shumë persona nuk u bindën nga kjo dhe krijuan aludime të ndryshme.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Derisa së fundmi, Romeo ka publikuar një video në Instastory,të cilën me shumë gjasë e ka realizuar gjatë pushimeve në Dubai ose mund t’ia ketë dërguar ndonjë fans.

Një shtetas arab thotë në video: “Jepi gaz Donald. The best!”.

“Edhe ky e ka marrë vesh se çfarë i kam thënë në vesh Donaldit”- ka shkruar me humor sipër videos Veshaj.