“Roma, opsioni më i mirë për Higuainin”

Gianluca Petrachi e ka ftuar Gonzalo Higuainin te Roma.

Chelsea nuk ka vendosur ta blejë Gonzalo Higuainin, i cili është detyruar të kthehet te Juventusi.

Por, “el Pipita” nuk bën pjesë në planet e Juventusit, ani pse pëlqehet shumë nga Maurizio Sarri dhe kështu duhet të kërkojë për një klub të ri.

Roma është e interesuar në argjentinasin dhe tani haptazi i ka dërguar mesazh drejtori sportiv i klubit, Gianluca Petrachi.

“Nëse Higuain dëshiron të kthehet në ditët e tij më të mira, nuk ka zgjidhje më të mirë për të se ardhja te Roma”, tha Petrachi.

“Këtu, ai mund të shkojë hapave të bashkëvendësit të tij, Batistuta, që la pas shenjë të pashlyeshme”.

loading…