Reperi kanadez Drake është bërë i famshëm edhe në botën e futbollit gjatë kohës së fundit, për shkak të disa fotografive me yjet e futbollit.
Së fundi, ai po fajësohet për disfatën e Manchester Unitedit ndaj Barcelonës.
Gjatë kohës së fundit, Drake i kishte bërë një numër të, fotografive me disa prej yjeve të futbollit dhe skuadrat e tyre i kishin humbur ndeshjet e radhës.
Tani, faqja zyrtare e Romës në rrjetin social Twitter, e njohur për postimet qesharake, e ka publikuar një “tweet” ku bën të ditur se klubi italian është siguruar që një “mallkim” i tillë të mos shkojë edhe te ata.
“Të gjithëve lojtarëve të Romës u është ndaluar të bëjnë me fotografi me Drake deri në fund të sezonit”, shkruan faqja zyrtare e Romës”.
All Roma players banned from taking photos with Drake until the end of the season
— AS Roma English (@ASRomaEN) April 15, 2019
Gjithçka filloi me një foto të Drake me sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyangun, pas së cilës klubi londinez pësoi disfatë me rezultat 1-0 ndaj Evertonit, duke e humbur vendin në top katërshe.
Drake u pa duke bërë fotografi edhe me yllin e Dortmundit, Jadon Sanchon. “Mallkimi” i reperit vazhdoi dhe Dortmundi pësoi disfatë të thellë në ndeshjen kundër Bayernit, me rezultat 5-0.
Të martën e kaluar, Drake e fitoi famën e vërtetë në botën e futbollit, kur pas fotografisë me Kun Aguero e Manchester Cityt, skuadra e Pep Guardiolës pësoi disfatë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen kundër Tottenhamit.
Së fundi, edhe mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Layvin Kurzawa, e postoi një fotografi me Drake, para ndeshjes kundër Lille. PSG-së i duhej vetëm një barazim për ta fituar titullin, mirëpo Lille e fitoi atë ndeshje me rezultat 5-1.







