Aleksandar Kolarov pritet ta vazhdojë karrierën te Roma.
Pavarësisht interesimit që vjen nga vendlindja e futbollistit, klubi verdhekuq nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mbrojtësi serb, i cili me eksperiencën e tij po e ndihmon mjaft këtë sezon, për shkak edhe të golave të shënuar.
Drejtori sportiv i Romës, Petrachi mendon t’i ofrojë 34-vjeçarit edhe një tjetër vit në kontratë, me opsion për një vit të dytë, nga e cila serbi do të përfitojë 3 milionë euro në sezon.
Kontrata aktuale e Kolarov përfundon në qershor dhe tashmë i takon atij të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë të luajë te verdhekuqtë apo jo.







