AS ROMA
Roma futet në garë për yllin e Ajaxit
Roma iu është bashkuar garës për shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.
Për holandezin të interesuar janë top klubet evropiane si Barcelona, Juventusi dhe Manchester City, transmeton Gazeta Express.
Paraqitjet e qendërmbrojtësit kanë ngjallë vëmendje te gjigantët evropian.
Roma ka marrëdhënie të mira me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan, dhe po shpreson që kjo do t’i ndihmojë në procesin e transferimit të tij.
Që nga viti 2016, De Ligt për Ajaxin është paraqitur 76 herë, ku ka shënaur 8 gola, dhe vlerësohet me çmimin prej 50 milionë eurosh.