Roma e Interi ndajnë pikët në një superndeshje
Ndeshja mes Romës dhe Interit e zhvilluar të dielën mbrëma ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2 në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.
Ishte një ndeshje atraktive me gola dhe mundësi shënimi nga të dyja palët, mirëpo në fund të dy skuadrat morën nga një pikë.
Interi kalo në epërsi në minutën e 37’ me anë të Keita Baldes, kurse Cengiz Under e barazoi rezultatin për 1-1 në minutën e 51’.
Mauro Icardi shënoi një gol të bukur me kokë për 2-1 në minutën e 66’, mirëpo Aleksandar Kolarov e barazoi përsëri rezultatin nga pika e bardhë në minutën e 74’.
Interi tani ka 29 pikë, njëjtë me Napolin që luan nesër ndaj Atalantas, kurse Roma ka 20 pikë në pozitën e shtatë.
Interi në ndeshjen e ardhshme luan ndaj Juventusit në Torino kurse Roma po ashtu luan si mysafir ndaj Cagliarit.